Malaj denoncon SKANDALIN: Pa mbushur java, e heqin se s’ka punuar mirë

0
288

Deputetja e LSI Nora Malaj ka  bërë publik në Facebook një rast skandaloz punësimi në Fushë Krujë, ku specialistin e sapoemëruar e heqin nga puna madje i japin dhe vërejte! Ja ç’tregon Malaj:

“Sot, si ditë e shtunë, erdha në Fushë-Krujë, në zonën time elektorale! Duke folur me Adin , më tregon shqetësimin e tij në lidhje me një skandal administrativo-juridik ,me pasojë heqjen nga puna në AdZM- Durrës! Po jo vetëm kaq. Shkeljet e bëra janë të turpshme e skandaloze.

Pa kaluar java që të emërojnë si specialist, pa respektuar as kontratat e rregullore e shkruara nga vet institucioni e firmosur nga titullari, të heqin nga puna se nuk ke punuar mirë!!!

Zotëria ende nuk ka mbushur javën në këtë pozicion.

Kjo është tashmë instalim i diktaturës, ku rregullat e shtetit të së drejtës i thyejnë vet dhe në emrin tënd o popull, qytetarëve u hiqet e drejta e jetesës!

Po ironi nuk qëndron vetëm këtu . Para se të emërohej në vendin e ri të punës, ka verejtjen e shkruar për punën që ende s’e ka filluar. Dhe kjo e gjitha e dokumentuar, si për të treguar qartë se ja kush na drejton ne!

Bir Selman i nenes kë të qaj më parë!

Po ky realitet të dhemb se kjo nuk është Shqipëria që meritojmë dhe as ajo ,që duhet të ndërtojmë!

Për trasparencë, shihni foto bashkëngjitur, që rasti është i dokumentuar! Ky është rast i pastër korrupitiv ,që do të përfundoj në gjykatë! Tashmë kupa është mbushur dhe po derdhet ,për të gjithë ata që abuzojnë në emër të popullit! Kujdes, mos u tallni me bukën e gojës së njerëzve , se buka e gojës të vret sytë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here