Basha rrëzon skenarët për djegien e mandateve, ja aksioni i ri opozitar në Kuvend

0
343

Partia Demokratike ka rrëzuar skenarët për djegie mandatesh. Edhe pse u përfol në disa media se Partia Demokratike do të digjte mandatet, kreu demokrat Lulzim Basha i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime. Në një deklaratë për mediat, Basha, deklaroi se djegia e mandateve është opsioni më i thjeshtë për PD. Basha tha se qëllimi i vetëm i opozitës është të të përballet me qeverinë. Ndërsa sa i takon çështjes së refuzimit të ftesës së ambasadorëve për festën e lamtumirës të së enjtes Basha tha se PD nuk mori pjesë për shkak të kalendarit të punimeve në Kuvend. Megjithatë në lidhje me këtë çështje dje u aludua në media se opozita nuk morri pjesë në festën e Vlahutin dhe Donald Lu për faktin se ambasadorja e BE e ka blerë vilën e saj nga një trafikant droge. “Pyetja e dytë është fare e thjeshtë. Me përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë, ne ishim në Parlament. Për pyetjen e parë, ajo që sapo thash është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t’i bëj subjekt të sensacioneve mediatike. ​Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet; ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë, përballja dhe çlirimi i parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë së bashku me të gjithë qytetarët”, tha ai.

 

Zbardhet aksioni politik i PD

Ndërkohë më herët Partia Demokratike ka mbledhur dje dhe grupin parlamentar nga ku ka vendosur dhe aksionin politik të javës. Sipas informacioneve, Basha u ka bërë të ditur deputetëve se nuk do të ketë bojkotim seancash plenare dhe se PD do të vijojë luftën me qeverinë brenda sallës së Parlamentit. Ndërsa sa i përket çështjes së pjesëmarrjes së Komisioneve Parlamentare, Basha ka deklaruar se bojkoti i tyre do të jetë i pjesshëm. Ndërkaq, Basha u ka kërkuar deputetëve që të vijojnë me denoncimin e aferave të qeverisë si dhe të mos lejojnë zhvillimin e normal të seancave të komisioneve parlamentare. Por krahas këtyre informacioneve, Basha i ka porositur deputetët që të vijojnë luftën me mazhorancën në lidhje me projektligjin e teatrit si dhe të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkaq, sipas informacioneve, Basha u ka kërkuar deputetëve që të takohen me qytetarët dhe t’i ndërgjegjësojnë ata në mënyrë për të mbështetur protestat, që opozita dhe shoqëria civile do zhvillojnë për mos shembjen e teatrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here