520 tërmete goditën Shqipërinë për dy ditë, priten të tjera lëkundje

0
159

Nga mesdita e së mërkurës e deri këtë të premte, 520 goditje tërmeti e kanë origjinën nga zona e Gjirit të Lalzit.

E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike. Ashtu si tërmeti mbi 6 ballë i ditës së mërkurë, me epiqendër në zonën e Gjirit të Lalzit, i cili prej më shumë se dy ditësh shoqërohet vazhdimisht me tërmete të tjera.

“Aktiviteti vazhdon, numërohen rreth 520 pasgoditje, ku më e forta përveç të mërkurës, 4.2 ka qenë ajo e orëve të para të mëngjesit, me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter”, tha Edmond Dushi, sizmolog.

Epiqendra e tërmeteve mbetet e njëjta zonë, Gjiri i Lalzit. A është vijueshmëria e tërmeteve aktivitet normal, apo anomali?

“Është një tipologji e njëjtë e tërmeteve, që pas një goditjeje të fortë shoqërohen me pasgoditje. Tërmeti i Leskovikut në vitin 2004, ngjarje me të njëjtën magnitudë; tërmeti i 2009-s që ka vazhduar për një muaj; tërmeti i Durrësit; në vitin 2014 ai i Cërrikut; për të ardhur te tërmeti i ditës së mërkurë”, thotë Edmond Dushi.

Megjithëse është fakt që tërmetet nuk parashikohen, nga dita e mërkurë pyetja që gjithsesi na mundon të gjithëve është: A do të bjerë më tërmet?

“Nisur nga ecuria e aktivitetit, ne mendojmë që është duke u relaksuar, pra duke arritur në ekuilibër. Kjo do të kërkojë edhe pak kohë, por një situatë e tillë ka treguar se të radhës do të jenë me magnitudë më të vogël, pra të mos përbëjë më rrezik”, thotë Edmond Dushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here