E rëndë/ Përplaset autobuzi me dy makina në…

0
195

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pranë hyrjes së Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e “Plepave” në Durrës.

Një automjet tip “Volkswagen” u përplas me autobusin e linjës Golem-Plepa dhe më pas goditi bordurën, duke dalë në kahun tjetër të rrugës ku aksidentoi edhe një automjet në kahun e kundërt.

Përplasja ishte aq e fortë sa që i riu qe drejtonte “Volkswagen” mbeti brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e forcave të ushtrisë e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij.

Pamjet janë shumë të rënda. Gjaku ka mbuluar autostradën, ndërkohë që një pasagjere në autobus u plagos në kokë nga përplasja në xham dhe u dërgua menjëherë në spital.

Aksidenti shkaktoi trafik në rrethrrotullimin e Plepave dhe u bllokua edhe kalimi në rrugën dytësore Plepa-Kavajë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here