Rinia para ambasadës kurse qeveria “feston” negociatat

0
197

Qeveria “feston” hapjen e negociatave ndërsa infermierët kërkojnë të largohen nga Shqipëria për një variant pune më të mirë. Parlamenti dhe politika gumëzhijnë për vende pune të lira, për mundësi punësimi më të mira por sa reale janë këto premtime pasi siç mund ta shikojmë edhe nga kjo foto e siguruar dhjetëra infermier dhe mjek të rinj janë bërë gati për tu larguar jashtë vendit.

Gazetarja, Fatjona Mejdini, ka publikuar në profilin e saj në Facebook një foto, ku shikojmë radhë të gjata infermierësh dhe mjekësh që po mundohen të largohen për të ushtruar profesionin e tyre jashtë vendit.

“Kartolinë nga Shqipëria e cila është duke festuar integrimin. Dhjetëra infermierë dhe mjek të rinj tani që presin para Ambasadës Gjermane për të ikur”, shkruan gazetarja.

Këto të rinj kërkojnë të ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit pasi vendi jonë nuk iu ofron një mundësi që ta nisin karrierën aty ku morën mësimet e para dhe mbaruan fakultetet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here