Video/ Si u vodh banka. Grabitësi kallashin në kokë arkëtares

0
186

Policia e Vlorës, pas rreth një muaji, ka zbardhur grabitjen e një banke të nivelit të dytë, ngjarje që ndodhi në mes të ditës në qytetin bregdetar.

Policia ka arritur të tregojë çdo taktikë të përdorur nga dy grabitësit. Në fillim është vjedhja e automjetit tip “Benz 250”, që u përdor në grabitje.

Në videon e policisë duket se si një nga autorët, Kostandinos Shakaj, arrin të vjedh me lehtësi makinën, që ishte lënë anës rrugës e ndezur.

Më pas në video duket grabitja. Policia nuk e saktëson se cili nga grabitësit është futur brenda ambienteve të bankës, Kostandinos Shakaj apo 36-vjeçari G.Gj, që është shpallur në kërkim.

Në video duket se pasi një nga grabitësit futet brenda ambienteve të bankës me kallashnikov në dorë arrin të marr me qetësi shumën e lekëve. Nga hetimet rezulton se nga kjo bankë janë vjedhur mbi 6 milionë lekë si dhe mbi 30 mijë euro.

Pasi mbush thesin, grabitësi i veshur me rroba kamuflazhi largohet me vrap. Ndërkohë tek dera e bankës është grabitësi i dytë i cili bën roje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here