Refuzimi i BE-së/ “Rama bëhet qesharak, ja çfarë vendosi tani për refugjatët”

0
422

Një ditë më parë ministrat e Jashtëm të BE-së refuzuan Edi Ramën duke mos i hapur negociatat Shqipërisë.

I gjendur në këtë situatë, Rama po luan të gjitha gurët që dështimin ta shesë si fitore.

Dhe pas këtij vendimi të BE-së, Edi Rama ka nisur më në fund të flasë edhe për kampet e refugjatëve. Sipas tij, shqiptarët nuk do ti pranojnë kurrë.

Por a mund ti besohet një njeriu të tillë. Ku ishte Edi Rama deri dje, që nuk tha asnjë fjalë, por pasi BE i refuzoi edhe mundësinë që Rama të merrte refugjatët e të kthente Shqipërinë në një kamp të madh.

E pas gjithë këtyre refuzimeve, Edi Rama ka vendosur që të flasë për kampet. Sipas tij, Shqipëria kurrë nuk do të pranojë kampe.

‘Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh për BE. Njerëz të dëshpëruar nuk mund të hidhen si mbeturina toksike.

Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në raport me barrën evropiane’, ka thënë Rama për Bild.

Rama foli siç thotë një fjalë e urtë, ‘pas pilafit’, kur të gjithë shqiptarët dolën kundër dhe kur ai mori refuzim nga BE.

A duhet dhe a mund ti besojmë një njeriu të tillë, kur gënjen në çdo fjalë që thotë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here