Fatmir Xhafa ka vendosur të mos rrijë duarkryq. Ja çfarë paralajmëron

0
1292

Fatmir Xhafa ka vendosur të mos rrijë duarkryq.

Do të hakmerret me të gjithë ata që dhanë shenja gëzimi, padurimi dhe të gatshëm për ti zënë vendin me deklaratat e tyre, sapo u bë publik drejtimi që i vëllai i bënte trafikut të drogës në Vlorë.

Xhafa i bindur që pas përgjimit është Saimir Tahiri, Gaz Demi (Babalja është kushëriri i Demit), vetë Olsi Rama, nisi emisarë ku të mundej. Tek PD, tek LSI, në Presidencë, në ambasada duke ju kërkuar pak kohë në këmbim të marrjes së Edi Ramës me vete.

Fatmir Xhafa po josh opozitën në tërësi ose pjesë, pjesë me premtimin se do të ju dorëzoj Olsi Ramën në ‘tepsi’ dhe të gjithë ata që Rama i mendon si pasaardhës të tij.

I pari e kishte radhën Taulant Balla.

Ky i fundit ditën e publikimit të audio përgjimit për Agron Xhafaj, bëri një deklaratë në dukje parimore ku la të kuptohej se Xhafa duhej të vetëlargohej. Balla i telefonuar nga një zyrtar shumë i lartë socialist për këtë deklaratë ‘surprizë’ është përgjigjur: ‘Duket qartë se nuk është pa gjë. Ne duhet të jemi gati për çdo gjë’.

Këtu fillon gjithçka. Taulant Balla dhe Fatmir Xhafa kanë qenë në të njëjtën kohë në Gjermani. I pari për të porositur ‘Toyota Yaris’, i dyti për tu siguruar që të kryqezojë Ballën pretendent për ministër në Shtator.

Balla nuk është mekur nga ajo çfarë thotë Basha, por nga frika që Xhafa i ka dorëzuar në ‘tepsi’ Bashës, ‘Rumunin e Ballës’.

Këtë merak ka Taulant Balla, dhe me shpresën se Rama do e ndaloj Xhafën të vazhdoj më tej me këtë histori, mediat e majta po sajojnë lloj emrash të përfshirë në këtë histori.

Çfarë pritet të ndodhë?

Edi Rama i ka premtuar Fatmir Xhafës se nuk do ta largonte të vetëm në momentin e audio përgjimit, por njëlloj si Tahirin do ta paketonte me disa ministra të tjerë në Shtator nën pretekstin e riformatimit të qeverisë.

Xhafa e ka pranuar ofertën në ditët e vështira për të, sa për të fituar kohë.

Tani është hedhur në sulm duke bërë publike pse jo nëpërmjet opozitës përfshirjen në trafiqe të pretendentëve për ti zënë vendin.

Syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here