Garë me policinë pasi u kapën me 10 kg drogë në makinë, 3 të rinjtë e pësojnë keq..aksidentohen

0
186

I hidhur ka rezultuar fundi i ‘aventurës’ për tre të rinj të cilët ishin në ndjekje nga policia e Shkodrës, pasi janë aksidentuar me makinë.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se këta persona, ishin kapur me 10 kg kanabis në automjetin e tyre, ndërsa tentuan t’i shpëtonin policisë. Po ashtu, raportohet se të rinjtë kishin qëlluar me armë në drejtim të policisë.

Ata ishin duke udhëtuar nga Shhkodra në Muriqan, ndërsa janë aksidentuar në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Po ashtu, ‘BalkanWeb’ mëson se të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë lënduar lehtë.
Sakaq, ata tashmë janë arrestuar, pavarësisht ‘fundit të hidhur’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here