Bibloteka Kombëtare në gjendje kritike/ Presidenti Meta thirrje: Të parandalohet përsëritja

0
106

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare dhe dëmtimit të një fondi të madh të librave.

Presidenti bën thirrje që të parandalohen dhe të mos përsëriten më ngjarje të tilla.

Reagimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore.

Në vijimësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare.

Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.

Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here