Takimi ‘kokë më kokë’ me Veliajn/ Flet regjisori: I kërkova pezullimin e ligjit, ja përgjigjia që mora…

0
338

Në protestën e zhvilluar nga artistët ditën e sotme e cila vjen për disa ditë rjesht për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga prishja.

Në këtë protestë Alert Çeloaliaj është shprehu se ka takuar privatisht kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj për të folur rreth debatit për prishjen e teatrit.

Çeloaliaj shprehet se në takim paraqiti shqetësimet për teatrin dhe pezullimin e ligjit që pretendon prishjen e tij.

Sapo vij nga një takim privat me Erion Veliaj. Në takimin me Veliajn paraqita shqetësimet e mija si Alert, dhe i kërkova pezullimin e ligjit që godet artin. Dihet përgjigjja që morëm nga Veliaj, u shpreh se ligjin e ka paraqitur Ministria e Kulturës dhe me atë e keni konfliktin. Ministria e Kulturës nuk ka kohë që të bëjë një ligj për artin dhe kulturën por ka kohë që të prezantojë”- tha Çeloaliaj.

Më tej Çeloaliaj shprehet se “edhe në qoftë se Veliaj do ketë kohë që të negociojë me ne përsëri qeveria do punojë nën zë që të miratojë ligjin. Bisedimet do të jenë shterpe përderisa ligji do vazhdojë të qëndrojë në tavolinë. Qytetarët janë pronarë të këtij trualli”.

Do kërkojmë frenimin e ligjit në parlament dhe do kërkojmë që godina të ruhet dhe të rikonstruktohet”- përfundoi Çeloaliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here