Kuksianët sërish në protestë: Nuk paguajmë asnjë QINDARKË

0
328

Banorët e Kukësit janë të vendosur të mos paguajnë asnjë qindarkë për rrugën e Kombit, pavarësisht se qeveria vendosi se ata do të paguajnë më pak nga të gjithë ata që do e përdorin autostradën.

Grupi organizator i protestës për taksën e Rrugës së Kombit kundërshton skemën e taksimit të propozuar nga qeveria, ndërsa paralajmëron të tjera protesta.

Sipas paketës së propozuar nga qeveria, tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit, do të jetë 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në këtë qark.

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime, dhe do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak.

Grupi organizator i protestës këmbëngul se skema e qeverisë vjen si pasojë e gjykimit të njëanshëm pa diskutuar paraprakisht me grupet e interesit dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre.

Sipas tyre kjo skemë nuk e konsideron taksën si të padrejtë, por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës, dhe se komisioni i qëndron kërkesës së mëparshme për taksë zero.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here