Në Kuvend janë bllokuar valët/ Shpërthen Basha: Mos dëgjohet e vërteta, tremben nga…

0
174

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur transmetimin në facebook pas ndërprerjes së seancës plenare, por transmetimi është ndalur. Sipas deputetëve demokratë, në Kuvend janë bllokuar valët, në mënyrë që opozita të mos transmetojë në rrjetet sociale.

“Në media po shpërndahet lajmi se fjala e zotit Basha në parlament nuk po transmetohet për shkak të internetit të kufizuar. E vërteta është se kufizimi i internetit nuk është rastësor. Në shkelje të ligjit, shërbimet e Kuvendit po përdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valëve për përdorimin e internetit” thotë zyra e shtypit e PD-së.

Këtë gjë e konfirmoi Lulzim Basha, në seancë plenare.

Po hiqen valët e internetit dhe nuk lejohet fjala e opozitës. Ftoj qytetarët të shohin në cilat vende të botës ndalohet interneti që të mos dëgjohet e vërteta. Eshtë listë e shkurtër vendesh të shkatërruara, të varfra të mjeruara“, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here