Nëse keni për të tërhequr para nga bankomati, mos e beni kete gjatë mbremjeve, apo kur në rrugë nuk ka lëvizje, në mënyre që te ruani veten nga nje rrezik i mundeshem.
Apelin e bën drejtoria vendore e Policisë Fier, e cila ne faqen e saj ne Fb ka shpërndarë këtë njoftim:
Kujdes gjatë kryerjes së veprimeve në Bankomat. Sigurohu që askush nuk shikon kodin e kartës dhe që nuk është dikush që të ndjek më qëllim grabitjen e parave të tua.
Këshillë: Planifiko që tërheqjen e parave ta bësh ditën, gjatë kohës që ka lëvizje, që të mos vihet në rrezik jeta jote.