Deklarata e Bashës, reagon Kulluri: Në protestë nuk më dërgoi as PD e as Basha

0
249

“Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime“.

Kjo deklaratë e Bashës nuk është pritur mirë nga një prej demokratëve të pranishëm në protestë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka reaguar duke iu përgjigjur Bashës se atë në protestë nuk e dërgoi PD-ja, por iu përgjigj një apeli publik si qytetar. Sipas tij, politika po keqpërdor kontributin e kujtdo që mori pjesë në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Te dashur miq! Sot mora pjese dhe fola ne protesten e organizuar ne mbrojtje te Teatrit Kombetar si qytetar dhe njeri i angazhuar publikisht! Nuk me dergoi as PD dhe aq me pak kryetari i PD Lulzim Basha! Ndaj ndihem keq kur keqperdoret kontributi i kujtdo qe ishte sot ne proteste!

Edvin Kulluri, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here