“Covid-19 theu dy rekorde negative sot”/ Dasho: Ja ku dallon nga gripi….

0
133

Eksperti i shëndetit publik, doktor Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se koronavirusi i ri theu dy rekorde negative sot, referuar shifrave në rang botëror.

Por sipas tij, gjithsesi, impakti i kësaj sëmundje mund të kufizohet.

“COVID-19 sot theu dy rekorde negative. Numri total i rasteve të diagnostikuara kaloi dhjetë milionë dhe numri i raportuar i vdekjeve pesëqind mijë.

Disa studime e nxjerrin të ngjashëm me Gripin Spanjoll për nga vdekshmëria dhe aftësia për t’u përhapur. Por, ndryshe nga Gripi Spanjoll që prekte të rinjtë dhe nuk linte rrugëzgjidhje sepse po të mos punojnë të rinjtë, shoqëria “vdes”, COVID prek të moshuarit.

Duke mbrojtur të moshuarit, të sëmurët dhe, sidomos, duke siguruar spitalet, Bota i ka të gjithë mundësitë që impakti i COVID të mbetet i kufizuar dhe të mos i afrohet aspak shifrave të frikshme të Gripit Spanjoll.

Të urojmë dhe të besojmë se kështu do të jetë!” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here