Zi në shtëpinë e vrasësit të 19-vjeçares/ I ati i Xhafer Matës: Jam në pritje të një përgjigje…

0
210

Në shtëpinë e Xhafer Matës, 31-vjeçarit që një javë më parë vrau ish-të dashurën dhe më pas veten. Një makinë policie qëndron përballë shtëpisë 2-katëshe dhe nga familja Mata mësuam se efektivët qëndorjnë aty 24 orë me turne, që prej ditësh kur ndodhi ngjarja e rëndë, vendim që është marrë nga vetë Policia dhe jo me ndonjë kërkesë nga ana e familjes për mbrojtje.

Në shtëpi na pret babai i Xhaferit, Taip Mata, i cili na pret për një kafe bashkë me të shoqen, njerin prej dmejve dhe nusen e tij. Në sallon herë pas here hyn dhe del dhe djali i vogël i Xhaferit i cili vazhdon të jetojë aty dhe pse prindërit  e tij ishin divorcuar dhe nëna e tij ndodhet tek njerëzit e saj. Ndonjësi autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi javën e kaluar, fatkeqësia është e dyfishtë edhe për familjen e Xhuljeta Çunit dhe për atë të Xhafer Matës.

Babai i 31-vjeçarit me mirësjellje na kërkon që të jemi të duruar për aq kohë sa ende nuk janë bërë 7 ditë nga ngjarja e rëndë. Na kërkon që të mos i rëndojmë më shumë, qoftë ata, qoftë edhe familjen e vajzës. Ndërsa tregon se është në pritje të një takimi me familjarët e Xhuljeta Çunit. “Jam në pritje të një përgjigje. Përmes një njeriu tim i kam çuar fjalë babait të vajzës. Tani po pres që të takohemi dhe të bisedojmë”, shprehet Taip Mata.

Ai thotë se ende nuk ëhstë momenti për të folur rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur. Çdo fjalë e pamenduar në mërzitje e sipër dhe në trishtimin që na ka rënë për pjesë të përjetojmë, do të na rëndonte më shumë ne dhe ata”, shprehet ai. Ndërkohë babai i Xhaferit pranon se ngjarja mund të parandalohej.  Sipas tij, nëse Policia dhe Prokurroia do të kishin vënë në dijeni familjen e Xhuljeta Çunit, gjërat mund të ishin ndryshe.”/ Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here