Vrau bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve/ Gjykata jep vendimin për Sadetin Sulën, burgim…

0
183

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Suela Sula, me 18 prill në Shkodër.

Suela Sula,  38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016. Ngjarja tronditi mbarë opinionin.

Ky i fundit u arrestua dhe ndodhet në proces gjykimi për akuzën “vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie”

U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here