Vrau nënë dhe babain/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Dibër, taksisti tregon gjithçka…

0
635

Vetëm pak ditë më parë ndodhi një krim makabër brenda familjes në qytetin e Peshkopisë. 26-vjeçari Qemal Sela në kushte të rënduara psikologjike qëlloi me armë zjarri dy prindërit e tij duke iu shkaktuar vdekjen.

I riu kishte vetëm një ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku kishte jetuar për gati 7 vite. Sipas raportimeve Sela para se të vinte në Shqipëri ishte shtruar në një spital të shëndetit mendor.

Një burim pranë familjes së të riut ka pohuar për, se Qemali pasi u kthye nga Anglia u nis me taksi nga Tirana deri në Dibër. Në mes të rrugës kishin dalë që ta prisnin familjarët e tij.

Zënka e parë e Qemalit kishte ndodhur me taksistin të cilit i ulëristë se përse duhej ta paguante kur ai nuk e njihte. Duke qenë se situata mes tij dhe taksistit ishte përkeqësuar kishte ndërrhyrë vëllai i Qemalit për të qetësuar.

Burimi pranë familjes ka thënë për se në momentin që ai kishte arritur në shtëpi kishte filluar të kërkonte rrobat e tij dhe te bërtiste me të madhe. Duke parë gjendjen e tij të rënduar kuanat e tij kishte kërkuar që ai të largohej menjëherë nga shtëpia, por prindërit nuk kishin pranuar se i druheshin faktit se mos e merrnin vesh njerëzit që ai ishte i sëmurë.Iconstyle.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here