Lirohet mësuesi i denoncuar për ngacmim seksual/ Sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua vajza tenton…

0
243

Lirohet në sallën e gjyqit, mësuesi 63 vjecar i cili u akuzua nga prindërit e 11 vjecares nga fshati Lutfinjë, për ngacmim seksual.

Jugunews raporton se seanca është zhvilluar në shkallën e parë të gjyqësorit në Gjirokastër ku është lënë i lirë mësuesi i fillores M.D. i cili akuzohet nga organi i akuzës së Gjirokastrës, për ngacmim seksuale me të mitur.

Në seancën e zhvilluar, prokurori Julijan Cafka, ka parashtruar të gjithë materialin voluminoz që ka të bëjë me provat që kishin servirur prindërit e vajzës 11 vjecare ku pretendohej se ishte ngacmuar sistematikisht seksualisht, vajza e tyre, nga mësuesi 63 vjecar M D përgjatë dy viteve të fundit.

Për këtë prokurori i cështjes kërkoi masën “burg me afat” deri në sqarimin e rrethanave dhe analizave mjekësore në trupin e vajzës për të vërtetuar nëse ajo është ngacmuar seksualisht apo jo. Ndërsa avokati i cështjes kërkoi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të tij M.D duke thënë se gjithcka ka qenë e inskenuar nga ana e prindërve të fëmijës 11 vjecar.

Gjykatësja Mirela Kore ka vendosur ta liroje në sallën e gjyqit, duke i caktuar masen detyrim paraqitje.

Jugunews.net ka kontaktuar me prindërit e vajzës dhe ka mësuar se vajza ka tentuar sot vetëhelmimin sapo ka marrë vesh që mësuesi i saj u lirua nga burgu. Të ndodhur përballë këtij fakti, prindërit e vajzës, janë të prirur të vendosin vetgjyqësi në një kohë kur gjyqtarja Kore, e liroi mësuesin 63 vjecar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here