Mos hapja e negociatave/ Fajin e vetëm e ka Kleopatra…

0
266

Në datë 28 qershor, pritet përgjigja e vendeve anëtare të BE-së, për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, në 28 qershor Shqipërisë do t’i hapen negociatat me BE-në por me kushte. Sipas tij edhe për këtë dështim, kryeministri Rama e ka gjetur fajtorin.

Me anë të një status në Facebook, Berisha thekson se për Ramën fajin për mos hapjen pa kushte të negociatave, nuk e ka as droga, as krimi, as korrupsioni, por një femër, e cila është zv.ministri për çështjet Europiane.

Ja postimi i Berishës:

Edhe për mos hapjen pa kushte të negociatave “cherchez la femme”, fajin e ka Kleopatra!?!?

Miq, për piktorin dështak fajin për refuzimin nga shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkërkuesëve! Fajin nuk e kanë as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtëm që sipas mediave frekuenton shtëpi publike burrash dhe në parlament gjuan me shishe deputetet e opozitës!

Eureka: ‘Cherchez la femme’, fajin e ka Kleopatra, zëvendës ministrja për çështjet europiane dhe integrimin. Prandaj dhe dje Noriega e bëri kurban armiken e brendshme. Bravo Edvin i dhe zgjidhje! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here