Librazhd/ Banorët ‘sulmojnë’ Ballën: Probleme me spitalet, qeveria po na shkatërron…

0
559

Llogaridhënia në Librazhd

Balla: Opozita duhet të jetë bashkë me ne pro hapjes se negociatave Në vijim të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato i dhanë përgjigje një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve. Gjatë takimit, Balla informoi banorët rreth mbarëvajtjes së Reformës në Drejtësi, procesi i cili do të sjellë efekte pozitive për çdo qytetar. Sipas Ballës, opozita duhet të jetë bashkë me ne pro hapjes së negociatave, sepse nga hapja e negociatave nuk përfiton PS, por përfitojnë shqiptarët. “Një gjyqtar dhe një prokuror sot dolën përpara vettingut. Nëse do ta kalojnë apo jo, kjo është cështje e tyre, por e rëndësishme është që ne i qëndruam besnikë angazhimit që morëm para një viti që ne do ta çojmë vettingun deri në fund. Efekti i parë i reformës në drejtësi është se sot nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi. E dyta është ajo që po luftojmë të gjithë, është hapja e negociatave. Ne do të kishim dashur që në këtë proces të kishim edhe opozitën për të lobuar së bashku për hapjen e negociatave. Do të duhej ishte që opozita të ishte me ne për të kërkuar hapjen e negociatave, sepse nga hapja e negociatave nuk përfiton PS, por përfitojnë shqiptarët” deklaroi Balla. Edhe Ministrja Qato në të njëjtën linjë theksoi rëndësinë e hapjes së negociatave dhe rolin e madh që ka pasur Reforma në Drejtësi në këtë drejtim. Lidhur me shqetësimin kryesor të komunitetit për mjekun që nuk paraqitej në punë. Balla deklaroi se shqetësimi iu përcoll menjëherë ministres Manastirliu dhe se zgjidhja do të jepet që nesër në mëngjes. Një mjeke e re do të marrë detyrën për ta kryer me përpikmëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here