Të shtëna me armë zjarri drejt një makine, tentohet të vritet 28 vjeçari…

0
149

Gjatë mesnatës së kaluar në lagjen 6 të qytetit të Durrësit ka patur te shtena me zjarri drejt një mjeti tip BMW, në pronësi të 28 vjecarit me inicialet S.N, banues në Durrës. Ende janë të paqarta motivet, ndërsa policia nuk e ka bërë të ditur ngjarjen.

Policia-e-DurresitBurimet për “Panorama” bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar 25 vjeçari me inicialet E.B banues në Durrës dhe punohet për kapjen e tij, pasi në lagjen nr. 6, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N. 28 vjeç, duke qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW ne te cilin ai ishte shofer.

Dyshohet se konflikti ka lindur mes palëve, brenda ambienteve të një pike lloto, për motive të dobëta. Ndersa 25 vjecari e ka ndjekur 28 vjecarin duke qëlluar me arme në drejtim të mjetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here