Protesta e naftëtarëve/ “Ne ku të përplasemi…? Kërkojmë punë, bukën e gojës

0
169

Të shqetësuar për gjithë muajt që kanë jetuar pa të ardhura, duke lënë fëmijët në “humorin” e vendimarrësve, disa naftëtarë kanë dalë sot para Prefekturës së Fierit, për të kërkuar të drejtën e tyre.

Rreth 70 prej tyre, që pas kalimit të rafinerisë në duart e një kompanie, kanë mbetur pa punë dhe pa asnjë përgjigje se çfarë do ndodhë me ta në të ardhmen.

“Na kanë mbajtur me shpresë se do fillojmë punë. Do vazhdojmë protestat nëse nuk marrim pagat, 7 muaj pa punë dhe 18 muaj pa sigurime, kërkojnë zbatimin e statusit të naftëtarit. Na kanë mbajtur me shpresë së do fillojmë”, thonë naftëtarët për mediet.

Sot ata janë pritur nga sekretarja e prefektit, duke kërkuar reagimin e qeverisë dhe kryeministrit.

Rrëfimi i njërës prej punonjëseve që nuk merr pagën prej 7 muajsh:

“Se kush e ka marrë, atë e di shteti, ne nuk i hymë këtyre gjërave. Ne jemi punonjës, kërkojmë punë, bukën e gojës që të ushqejmë fëmijët.

Në janar, sapo uzina mori punonjësit për të bërë remontin, jemi një grup punonjësish që jemi pa asnjë lloj të ardhure, kur Ballshi ka filluar punë, kur uzina e Fierit, një pjesë ka filluar. Hë sot, hë nesër, kemi 7 muaj pa asnjë lloj të ardhure.

Kemi bërë telefonatë, unë konkretisht i kam bërë 2 herë telefonatë drejtorit, më është përgjigjur, s’kam çfarë them. Më ka thënë zonjë kush jeni, i thashë jam punonjësja e UPN-së së Fierit. S’është më UPN, është filan firmë, nuk e di se çfare firme tha.

I thashë ne jemi punonjës aktualë të uzinës. Ju kur keni marrë uzinën, i thashë, keni marrë dhe një farë orientimi nga shteti për ne punonjësit aktualë se kemi 7 muaj që na ka vajtur thika në palcë. Si puna ime ka edhe kryefamiljare, të këputet shpirti!

Ai ka marrë një pjesë punonjësish për të bërë remontin, mund të kenë hyrë 20 a 25 punonjës, ne jemi rreth 70 punonjës që nuk marrim asnjë lloj të ardhure, asnjë lloj të ardhure! Atëherë kujt do t’I kërkojmë ne ndihmë?! Drejtori më ka thënë “Zonjë kur të fillojë uzina”. Tani, që nga janari e deri tani, ne ku të përplasemi?! Ju lutem kërkojmë edhe ndihmën e medias!

Video Player

00:00
02:09

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here