Ja aktori shqiptar që do të luajë krah yjeve Hollywood-ian

0
154

Blerim Destani është një nga personazhet publik më të ndjekur të momentit. Ai ka arritur të tërheqë vemendjen mediatike si për jetën luksoze që bën dhe për suksesin në karrierën si aktor.

Blerimi që i vogël e ka zbuluar pasionin që ka për aktrimin dhe ka arritur të jetë një aktor i sukseshëm brenda dhe jashtë vendit.

Nëpërmjet një postimi në instagram ai ka ndarë me ndjekësit e tij një projekt të afërt që ka në aktrim. Blerimi shfaqet në një tavolinë me yje Hollywood-ian  do të luajë në filmin e radhës krah aktorëve më të mirë të momentit, si Morgan Freeman dhe John Travolta.

Aktori jep një mesazh motivues për të gjithë fansat.

”Kurrë mos ndalo së besuari tek aftësitë e tua. Dhe “po”, ëndrrat bëhen realitet. Është një nder kaq i madh për mua që të luaj me këtë skuadër inspiruese dhe kaq profesionale. PS. Kemi nevojë për më shumë shqiptar në Hollywood”, shkruan ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here