Në SHBA/ Politikani opozitës takohet me një nder mjerezit më të afërt te TRUMP

0
534
Arian Galdini vizitë zyrtare në SHBA. Takohet me ish Zëdhënësin e Trump.
Ditën e djeshme, pedagogu dhe politikani i Opozitës, Arian Galdini ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA. Njoftohet se ai ka pasur takime me Atlantic Council, Manhattan Institute dhe organizata të tjera të përqendruara në New York.
Pedagogu dhe politikani i Opozitës, Arian Galdini është pritur në një takim të përzemërt në New York edhe nga Sipërmarrësi Anthony Scaramucci.
Anthony Scaramucci njihet si pronari i Skybridge LCC dhe si një ndër njerëzit më aktivë Pro Trump në mediat amerikane. Anthony Scaramucci ka shërbyer për pak ditë, në fakt vetëm për 11 ditë si Zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, si një prurje e botës së sipërmarrësve dhe Wall Street. Scaramucci mbetet një nga njerëzit më të afërt me Presidentin Trump dhe familjen e Administratën e tij.
Ditën e hënë pedagogu dhe politikani i Opozitës, Arian Galdini do të nisë takimet sipas një axhende të parapërcaktuar në Washington DC.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here