Ja gjyqtarja që votoi kundër lirimit të Saimir Tahirit

1
321

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka fituar për të dytën herë në Apel, përballë me prokurorinë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj, dhe Saida Dollani janë ndarë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika tha se në vendimin e djeshëm gjyqtarët janë ndarë dy pro Tahirit dhe një kundër, për lirimin e tij nga arresti shtëpiak. Edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, burimë pranë “Shqiptarja.com” thanë se gjyqtarja që ka dalë kundër lirimit të Tahirit është Saida Dollani.

S’ka rrezik ikje e prishje prova
Në vendimin për lirimin e ish-ministrit, gjykata ka argumentuar se Tahiri nuk përbën rrezik ikje apo fshehje ndaj hetimit, për më tepër Apeli ka shtuar argumentimin se ish-ministri me humbjen e funksjoneve të tij,nuk përbën rrezik për prishjen e provave duke cënuar fatin e hetimeve.

Mësohet se gjykata e Apelit ka pranuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për implikim të Tahirit në trafikun e drogës, por këto prova nuk përbëjnë shkak që ai të qëndrojë me masë sigurimi të “arrestit shtëpiak”. Në fakt trupi gjykues i përbërë nga Fehmi Petku, Sokol Binaj, dhe Saida Dollani në muajin janar 2018 mori vendim që ti kthente pasaportën e sekuestruar nga prokuroria ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Seanca e të hënës u parapri nga një koment i avokatit Maks Haxhia mbi mesazhin e një ditë më parë të ambasadorit amerikan Doland Lu drejt gjykatës për një vendim të bazuar në prova dhe jo mbi presione. Në të njëjtën kohë,në hyrjen tjetër një patrullë policie solli në gjykatë ish-ministrin e akuzuar për “trafik narkotikësh” në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe të “korrupsionit”.

Teksa makina ka hyrë në tunelin e gjykatës, disa zimpatizantë të ish-ministrit të Brendshëm e pritën atë me prohorima. Senaca u zhillua pa praninë e gazetarëve, kërkesa zyrtare e të cilëve për të marrë pjesë në këtë gjykim u refuzua nga gjykata.

Arresti shtëpiak e pretendimi i Tahirit
Në seancën gjyqësorë të zhvilluar në shkallën e Parë, në të cilën pati jo pak debat, Tahiri pretendoi se prokuroria nuk kishte sjellë prova të reja dhe se kishte “keqdashje” në provat e sjella dhe jo me mirëbesim dhe në zbatushmëri të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të tij si qytetar i thjeshtë.

“Unë këto prova i kam ditur. Nëse duhet të mbahem i izoluar për këto prova, atëherë ky qenka standardi? Me këto prova që ka sjellë prokuroria, tregon se ka hetuar pushimet e mia në 2014. Pra jam hetuar si grup i strukturuar miqësor dhe jo si grup i strukturuar kriminal”- deklarointe Saimir Tahiri.

Por sërisht gjyqtarja e shkallës së parë, Liljana Baku, ka vendosur ta mbyllë brenda mureve të banesës së tij, ish-ministrin Tahiri. Por ky vendim i gjyqtares Baku është shfuqizuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, duke lënë Tahirin pa masë sigurimi. Tahiri është liruar që në sallën e gjyqit.

/Shqiptarja.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Nuk ka rrezik për prishje provash sepse nuk ka post zyrtar. Ku jetojnë këta gjyqtarë, në botën e përrallave të Andersenit? Po ai është kryemafjoz more “mender gjykatës” të korruptuar ose të dhjerë nga frika. Dritan Zagani vazhdon të jetojë në azil politik, i mbrojtur nga Shteti Zviceran , pikërisht sepse Tahir droga, Xhaf hetus/vrasësi, komandat Toto Rama & CO janë të lirë e me pushtet. Orest Sota u lirua bashkë me 830 mijë eurot kash që u përdorën më vonë për të korruptuar gjykatësit që të lirojnë këta të parrezikshmit por mbajnë brenda ata të rrezikshmit e tmerrshën të traut të Kukësit të cilët nuk kanë lekë për të paguar këta paló gjykatës, mut nga paló bythë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here