Lirimi i TAHIRIT/ Shpërthejnë gallata në rrjet (FOTO)

0
763

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për lirimin e ish-ministrit të brendshëm është pritur me reagimi të forta, ku nuk kanë munguar notat e humorit dhe gallata, ku vënë në lojë kryeministrin Rama dhe Tahirin.

Një prej tyre është postuar nga deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ku shfaqet Tahiri i veshur me rroba burgu, ndërsa Edi Rama që i hap derën e qelisë.

Image

“Kryenarkotrafikanti Saimir Tahiri fiton lirinë nga drejtësia e kapur.

TURP, TURP, TURP!

Drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet.

Kriminelët, të veshur me kostumin e politikanit, po fitojnë çdo ditë lirinë me urdhër të Ramës.

Ku është Vettingu në Drejtësi?

Shqiptarët duhet të marrin në dorë:

FATET E TYRE

TË FËMIJËVE TË TYRE

TË KOMBIT TONË

Demokracia është në rrezik”, shkruan Balliu në postimin që shoqëron foton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here