Valbona Selimllari kthehet në ekran, zbulohet emisioni që do prezantojë

0
218

Dëshira për të qenë pjesë e ekranit e ka shoqëruar Valbona Selimllarin gjatë gjithë viteve.

Por Miss Albania dhe kurora i dha mundësi të mos shkëputej më nga kjo rrugë. Sot, Bobi numëron dhjetëra programe në të cilat ka qenë pjesëmarrëse, konkurrente, prezantuese, anëtare e jurisë. Gjithmonë ka pasur gjëra të reja për të thënë e shumë vëmendje nga publiku. Ky i fundit e ka treguar hapur se Valbona është një personazh shumë i dashur në ekran, në çdo format që të shfaqet, kështu që edhe këtë herë kështu do të jetë, me siguri.

Image

Këtë të shtunë, Valbona ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit” në Ora News, nga ku zbuloi edhe të renë e fundit. Kishte kohë që flitej për një program, i cili do të kishte në fokus tema sociale dhe sa herë është fjala për to, Valbona është gjithmonë gati. Këtë herë ajo zbuloi edhe disa detaje më konkrete mbi të cilat do të realizohet ky lloj formati.

Image

Duke folur për angazhimet dhe projektet në bashkëpunim me bashkinë, Valbona tha se programi që do të relizojë do të ketë në fokus njerëz në nevojë, kryesisht fëmijë: “Njëri nga projektet është edhe emisioni që unë po bëj, i cili lidhet fort me bashkinë. Do të jetë në Ora News. Akoma nuk është përcaktuar se kur do të jemi në transmetim, por si koncept është bërë tashmë. Titullohet “Më jep dorën” dhe ideja është që të jemi në ndihmë të atyre që vërtet kanë nevojë për ne dhe të mundohemi t’ua ndryshojmë jetën jo duke u çuar nga një trastë me ushqime (sigurisht edhe kjo ka shumë vlerë), por që t’i ndihmosh vërtet ata fëmijë është t’i marrim dhe të mos i lëmë në rrugë”, – tha Valbona.

Image

Bashkia e Tiranës, shtoi më tej Valbona, ka një projekt impenjativ me idenë për t’i hequr fëmijët e rrugës nga rruga, t’i shkollojë dhe nëse kanë talente, le të kenë mundësinë t’i kultivojnë talentet për t’i treguar vlerat e tyre dhe për kultivuar ato para shoqërisë në të ardhmen.

Kështu, pas pak kohësh, Valbona është gati për t’u rishfaqur ndryshe në ekran. Për të bërë atë që di dhe do më shumë të bëjë – të ndihmojë kë ka nevojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here