Protesta e opozitës/ MANJANI: Qytetarët ishin të mbushur me mllef, Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit, se ndryshe…

2
974

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, bëri analizën e tij në lidhje me protestën e sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas ish-ministrit të LSI, protesta ishte një potencë e jashtëzakonshme kundër qeverisë dhe se njerëzit ishin të mbushur me mllef.

Përsa i përket përshkallëzimit të situatës ku pati një konfrontim mes protestuesve dhe policisë, Manjani thotë se kryetari  i PD bëri mirë që tërhoqi protestuesit, pasi nuk dihej ç’mund të ndodhte.

“Kemi një qeveri që vetëm bën propagandë, e tani na shfaqet si qeveri që zhduk prova. Bën të këqija dhe zhduk provat, nxjerr opozitën gënjeshtare. Kemi pasur përpjekjen e opozitës, që ka bërë një punë të lavdërueshme me thënë të drejtën. Nxorrën prova, dhe tani u finalizuan me një protestë. Ishte një pjesëmarrje shumë e mirë.  Kishte një lum njerëzish, shihej një potencë e jashtëzakonshme antiqeveritare. Kishte goxha mllef. Unë isha në mes të njerëzve që nxirrnin mllef.

Nuk mendoj se shqiptarët kanë indiferencë për çështje politike. Ata marrin pjesë në politikë në mënyrën e tyre, secili ka mendimin e vet. Marrin pjesë në zgjedhje. Ajo që e ndan opinionin publik nga e vërteta janë analistët për fat të keq.

Njerëzit u përgjigjën”

Protestë si e Kukësit apo si kjo e ditë së sotme?

“Çdo protestë është e mirë, nuk është e thënë që të vriten njerëz që të quhet protestë. Ne po përjetojmë për herë të parë policinë dhe ministrinë e Brendshme të jetës së njeriut, pasi hyn në jetën e çdo njeriu, kontrollon çdo gjë. Dëmi që i sjell trafiku i drogës një shteti është shumë më i madh se një mllef i shkaktuar në ditë proteste. Kam përshtypjen se në Greqi e Francë do ishin djegur qytetet, por këtu nuk ndodh. Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit dhe nuk la që të zhvillohej ndonjë skenar i padëshirueshëm”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Pergjitsisht mire,por demonstrusit Ishii te tevoltuare,shume.
    Ata do Ta shpartalonin divizionin e milicve do Ta nxirrin bashes zvarre
    Ne boulevard nuke diem fundi,,, Mr Mannani eshte politikan,juristi me shquare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here