Rreshjet e shiut vijojnë edhe javën e ardhshme, vera do të vonohet edhe ca ditë…

0
142

Edhe pse jemi në përfundim të muajit maj, sërish stina e nxehtë e verës do të qëndrojë larg sepse reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri në javën e ardhshme.

Reshjet e nisura të mërkurën pasdite do të vazhdojnë intensivisht edhe të enjten paradite.

Sipas meterologut, Metodi Marku vranësirat dhe reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës.

“Ka mundësi për reshje por të kufizuara gjatë orëve të pasdites jo në gjithë territorin por në zona shumë të lokalizuara, kryesisht terrenet kodrinore dhe malore që në gjeografinë e Shqipërisë do të thotë pak a shumë pjesa lindore që do të ketë propabilitetet më të larta. Nuk do të jenë reshjet e para 4-5 ditëve ku ne patëm një sasi të konsiderueshme reshjesh për 4-5 orë gjatë pasdites”, – është shprehur Marku.

“Temperaturat përgjithësisht deri në fund të kësaj jave dhe fillimit të javës që vjen, trendi i temperaturave pritet të jetë në rritje.Shumica e ditëve do të sjellin rritje ndonëse të pakta, graduale por tendenca do të jetë në rritje”, – ka përfunduar meterologu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here