Protesta/ PD kërkesë për leje, Bezat konfirmon se…

0
219

Referuar burimeve, Bezat konfirmon se demokratët kanë kërkuar leje për një afat të pacaktuar, duke mos e specifikuar kohëzgjatjen e tubimit.

Por nëse i referohemi nenit nr. 5 të ligjit për tubimet nëse kërkesa për leje nuk përmban afatin e përfundimit të tubimit policia ia kthen për plotësim organizatorit dhe drejtuesit të tubimit, të cilët duhet ta riparaqesin atë të plotësuar jo më vonë se 24 orë para kohës kur do të zhvillohet tubimi.

Ata do ta nisin tubimin në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e do të vazhdojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sakaq, mësohet se Policia e Shtetit do të kalojë në gadishmëri që mbrëmjen e kësaj të premteje. Policia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin informativ shtetëror janë duke përpunuar informacionet për skenarët e mundshëm të këtij tubimi dhe po hartojnë një plan masash.

PD dhe aleatët e saj i kanë bërë thirrje edhe sot shqiptarëve t’i bashkohen protestës për të rrëzuar qeverinë “e krimit dhe drogës” siç e quajnë ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here