Kejdi Mehmetaj: “Projektligji ka kaluar në komisionet e Kuvendit pa…”

0
143

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi heqjen nga rendi i ditës së ligjit për ”Lirimin e frekuencave të dixhital dividentit”.

Sipas deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj, projektligji ka kaluar në komisionet e Kuvendit pa u konsultuar dhe pa u debatuar sipas rregullave parlamentare.

Gjatë kohës që është prezantuar nga mazhoranca ndryshimi i ligjit, LSI ka kërkuar që miratimi i ndryshimeve të bëhej duke ju referuar praktikave ndërkombëtare në raste të ngjashme dhe se medieve private nuk mund t’u jepeshin para pa kontroll nga buxheti i shtetit.

Por kërkesën e rrëzoi maxhoranca. Pas këtij vendimi, kreu i PD-së, Luzim Basha u shpreh se maxhoranca nuk zbaton rregulloren dhe se kjo qeveri tha Basha, është e zhytur në krim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here