Vasili dhe Braimllari e plasin mashtrimin e Ramës me video: Po shkel mbi djersën e gjakun e shqiptarëve

0
219

Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari bënë publike sot në faqet e tyre zyrtare respektive në rrjetin social “Facebook”.një fjalim të Ramës te bere viral ne rrjetet social, ku kreu opozitar i asaj kohe per vota deklaronte me banoret e “Astirit” se atyre nuk do ju prisheshin shtepite.

Në reagimin e tij, Vasili shprehet se çdo koment është i kotë, pasi ai po shkel mbi gjakun e banorëve të zonës. “Gënjeshtrat, shtylla kurrizore e kryeministrit. Shihni videon dhe çdo koment është i kotë. Kryeministri u thotë banorëve të Unaza e Re që: “I kini bërë me gjak shtëpitë”, dhe pastaj shkel mbi gjakun e jua prish”- shprehet kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

Pas publikimit të videos ka reaguar edhe deputeti tjetër i LSI-së Endrit Braimllari. “Kryeministër mashtrues. I mashtroi në fushatë për t’ju marrë votën. Tani kërkon t’ju prishë shtëpitë”- shprehet deputeti i LSI-së Endrit Braimllari në komentin e tij duke i ftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale të shikojnë videon me pamjet nga takimi i Ramës me banorët e “Astirit”.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2087392121318497/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here