INVESTIGIMI, PJESA E DYTE/ ‘Babalja’ i telefonon Agron Xhafajt, zbulohet numri i vëllait të ministrit

0
264

Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë sonte detaje të reja mbi investigimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gazetari Jetmir Olldashi dhe dëshmitari Albert Veliu pasi shkojnë në një fshat për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun, ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt por që nuk e gjenë aty.

Kështu ‘Babalja’ vendos ta marrë në telefon ku e thërret me nofkën “Pasha”. Për ata që kishin kritika se në audiopërgjimin e publikuar nga PD nuk shihet se kujt po i bie ‘Babalja’ në emisionin ‘Ajsberg’ është publikuar me video momenti kur Albert Veliu kontakton Agron Xhafaj ku del emri dhe numri i vëllait të ministrit.

Ky është një detaj mjaft i rëndësishëm pasi kur u publikua audiopërgjimi nga PD personazhe nga maxhoranca por edhe analistë u shprehën se nuk dukej numri dhe emri se kujt po i telefononte Albert Veliu/ faxweb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here