“S’e shpëtova dot”, dëshmia e të riut që ra bashkë me shokun në Shpellë

0
171

Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua dje pas rrëzimit në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Kurse kërkimet për 27-vjeçarin Xhorxho Seferi, janë duke vazhduar, por mësohet se deri tani, sipas policisë nuk ka ende asnjë rezultat konkret.

“U hodh në lum për t’u larë, dhe e mori rrjedha, nuk e shpëtova dot,”- bëhet e ditur të ketë thënë Fabio në polici për shokun e tij.

Dukagjini u nxor dje nga gryka e kanionit në gjendje të mirë shëndetësore por me disa dëmtime të lehta, mirëpo Seferi nuk pati të njëjtin fat.

Terreni ku ranë dy të rinjtë paraqitet shumë i vështirë dhe shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e tij por nuk kanë mund ta gjejnë atë akoma.

 Njoftimi i policisë:

 “Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.”,njoftonte policia një ditë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here