Arrestohet pasi dhunoi të ‘dashurën’. Ajo e nxjerr bllof: S’kam asgjë me ty…

0
186

Një 38-vjeçar me banim në Farkë e Vogël në periferi të Tiranës është arrestuar, pasi akuzohet se ka dhunuar e përndjekur një 35-vjeçare.

Në pranga u vu një ditë më parë “A.B., pasi sistematikisht, ka kanosur, përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike, ndaj shtetases M.K., 35 vjeçe”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Veprimin e tij, 38-vjeçari e lidhi me çështje sentimentale. Mësohet se në dëshminë e dhënë në polici, ai ka thënë se ka pasur një lidhje me M.K... Pretendim ky, që është mohuar nga kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje.

Policia është skeptike lidhur me pretendimet e 38-vjeçarit. Burime policore thanë se deri më tani nuk është gjetur ndonjë provë që të vërtetojë se ka pasur apo ka një lidhje mes të dyve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here