E rëndë! Kafshohet nga qen endacakë, vdes 61-vjeçarja

0
11

Viktima është Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik. Gruaja  ishte paraqitur me disa plagë në trup dhe në kokë, të cilave nuk i ka mbijetuar.

Një 61-vjeçare nga Berati ka humbur jetën në spital pasi është kafshuar nga disa qen.

Burime të këtij spitali bëjnë me dije se gruaja është paraqitur, rreth orës 14:30 të pasdites së sotme, me disa kafshime të thella në gjymtyrët e poshtëm dhe disa dëmtime të marra në kokë.

Mjekët konfirmuan vdekjen e 61 vjeçares, ndërkohë që do të jetë autopsia mjekoligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Gruaja mësohet se ndodhej në pronën e saj duke punuar në kohën që është sulmuar nga disa qenë endacak. 61 vjeçarja, sipas deklaratës që kanë dhënë të afërmit e saj në spital mësohet se ka qënë duke punuar tokat rreth pemëve të ullinjëve, në çastin që është sulmuar nga kafshët e braktisura, që e kanë kafshuar disa herë në trup.

Më pas gruaja mësohet se ka rënë në tokë dhe sërish është sulmuar nga qentë, gjë e cila i ka shkaktuar plagë të tjera, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here