MBYTI FOSHNJËN DHE E HODHI NË PLEHRA/ Dënohet 19 vjeçarja shqiptare. E ëma e ka…

0
246

Gjykata greke vendosi të lërë në “arrest shtëpie” vajzën shqiptare 19-vjeçare që akuzohet për vrasjen e foshnjes së saj të porsalindur, ndërsa la në “arrest me burg” mamanë e saj. Para trupës gjykuese, 19-vjeçarja pranoi krimin, ndërsa e ëma refuzoi akuzat dhe mohoi që të ishte bashkëpunëtore.

Vajza tha se ishte e shkatërruar dhe në gjendje jo të mirë mendore pasi kishte mbytur foshnjen e saj, që kishte lindur nga një shtatzani e padëshiruar. Për këtë arsye, Gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve, kurse mamaja e 19-vjeçares do të qëndrojë në burg. Akuza tha se e ëma e kishte ndihmuar vajzën që të vriste foshnjen, duke e hedhur në koshin e plehrave pasi kishte lindur në shtëpi.

Vet 19-vjeçarja e ka pranuar këtë version, e cila tregoi tërësisht ngjarjen e rëndë. Krimi ka ndodhur vitin e kaluar, por u zbulua gjatë kësaj jave se kujt i përkiste foshnja, falë analizave të ADN-së. Sipas vajzës, ajo kishte mbetur shtatzënë me një djalë që e keqtrajtonte dhe për shkak të moshës së vogël, vendosi ta vriste foshnjen në bashkëpunim me mamanë e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here