AKUZAT NGA PD/ Xhafaj: E vërteta e ndalimit të vëllait tim në Itali në vitin 2002. Dhashë dorëheqjen kur…

3
132

Në një kohë kur opozita kërkon dorëheqjen e tij pas publikimit të një audiopërgjimi ku implikohet Agron Xhafaj, ndërsa kryeministri Edi Rama e mbrojti publikisht, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të në  konferencën e lajmëruar për shtyp, u shpreh se:

“Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe të morali, në lidhje me pozicionin tim si ministri i brendshëm, në raport me një vendim të Italisë dhe  një bisedë.

Nëse do të ishte për një pjesë të atyre në të mirën e përbashkët janë të paktë këta njerëz, janë rrekur të më tregojnë ligjin dhe të më vendosin përballë pasqyrës së moralit.

Janë rrekur edhe të më tregojnë ligjin. Sharlatanët nuk meritojnë shpjegime, por sot i detyrohem vetëm qytetarëve. Bëra gjithçka për ta kthyer vëllanë tim në person të denjë.

Sqaroj lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim. Ka marrë një dënim penal në Itali. Kam bërë deklarime publike për këtë çështje që nga viti 2002. Janë të gjitha publike, mund të verifikohen. Ngjarja ka nddodhur në 2002, vëllai ishte 22-vjeç, u ndalua për 1 muaj dhe u lirua, duke urdhëruar largimin nga Italia. Atëherë isha ministër i Turizmit në qeverinë “Majko”, i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por pas bisedës me kryeministrin ai refuzoi dorëheqjen time.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here