Video/ Përshëndetja e “çlirët” e Tahirit me policët që e shoqërojnë

0
181

Teksa mediat prisnin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për të shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do verifikohej masa e sigurisë, ai është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë. Edhe në Gjykatë ish-ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

 

 

Ajo çka ka rënë në sy, ka qenë mënyra sesi ai ka përshëndetur punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar nga makina e policisë, deri tek salla ku do zhvillohej seanca.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, ish-ministri Tahiri shfaqet i qeshur, duke komunikuar lirshëm me policët.

Më herët, para fillimit të seancës, avokati i tij Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të.

Të shtunën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here