Detaje të reja/ Dëshmia e nënës së 13-vjeçares që u rrëmbye…

0
139

Dalin detaje të reja në lidhje me tentativën e përdhunimit të një vajze 13 vjeçe në qytetin e Fierit.

Familjarët kanë deklaruar se ka qenë mbrëmje kur kanë zbuluar se vajza e tyre nuk ishte në shtëpi.

‘Rreth orës 21:00 të ditës së djeshme e ëma ka konstatuar se vajza nuk ishte në shtrat’, thanë burime nga policia.

Pasi kanë parë që vajza nuk ishte në shtëpi, ata kanë dhënë alarmin.

‘Ka dalë ta kërkojë dhe e ka gjetur tek një shtëpi e papërfunduar në anën tjetër të rrugës’, janë shprehur burimet.

Sipas nënës, vajza ishte e lidhur dhe ishin tre djem aty që po të tentonin të kryenin marrëdhënie me të.

Sipas tyre një prej të rinjve e kishte ngacmuar edhe më herët vajzën e mitur, ndërsa familja ka vendosur që ta heqë nga shkolla 13-vjeçaren.

Njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç

2.Jorges Dosti, 24 vjeç

3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, por nuk kanë mundur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here