PD kthehet në komisione për të denoncuar… Pritet që të ketë debate

0
122

Partia Demokratike për disa javë ishte në bojkot ndaj punimeve të Komisioneve Parlamentare, por duket se strategjia ka ndryshuar. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga selia blu, mësohet se sot deputetët e PD-së do të jenë në pranishëm në Komisionin e Kulturës, i cili nis në orën 9:00. Pritet që të ketë debate, pasi video-përgjimit që PD-ja publikoi dje në lidhje me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në mbledhjen e djeshme të grupit, Basha mësohet se është shprehur se strategjia e re e PD-së është pjesëmarrja në komisione, dhe denoncimi i fakteve sipas tyre të rënda. ”PD do të shkojë në komisione për të treguar se nuk do ta ketë normalitet. Vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi. Nëse deri të enjten nuk ka vendim, atëherë do të merren vendimet e mëdha”, mësohet se është shprehur Basha para deputetëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here