Tritan Shehu, APEL qeverisë: Mos bëj gabimet e…

0
235

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ka drejtuar një apel qeverisë Rama që të ndjekin SHBA-të përsa i takon vendimeve që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë. Shehu i referohet vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Ai thotë se qëndrimi i Shqipërisë duhet të jetë pro SHBA-ve duke e argumentuar qëndrimin e tij, për të cilin thotë se është zyrtarisht edhe i PD-së.

Shehu thekson se asnjë çështje botërore sigurie nuk mund të zgjidhet pa SHBA-të. Sipas tij, SHBA-të janë garanti kryesor në botë për vlerat e demokracisë, lirisë, stabilitetit, paqes dhe për më tepër mbështetësi i madh i joni në të gjitha proceset tona.

Deputeti demokrat deklaron se Shqipëria nuk duhet të përsërisë gabimin e bërë me rezolutat në OKB.

“Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi as Gjermania, as Franca, as Turqia, as Britania që të kemi interesa të mëdha gjeo-politike në botë. Interesat tona janë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe roli jonë që mund të luajmë është vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nuk duhet të kemi iluzione. Nuk luajmë dot rol ne në Lindjen e Mesme, Lindjen e largët. Ne nuk kemi interesa aty dhe as mund të luajmë role aty. Interesat tona janë të vendosura në Ballkanin Perëndimor ku edhe mund të kemi një rol realisht stabilizues që e kemi luajtur përgjithësisht megjithëse kohët e fundit është thyer.

Problemet e sigurisë që lidhen me çështje të mëdha botërore, ne duhet të ndjekim hap pas hapi SHBA-të. Kjo është deviza e PD-së dhe unë flas zyrtarisht në emër të PD-së. E kemi theksuar edhe në parlament këtë gjë. Në çështjet e sigurisë ne ndjekim SHBA-të. Për disa arsye. Asnjë çështje botërore sigurie nuk mund të zgjidhet pa SHBA-të, mos të ketë iluzione askush. Garanti kryesor në botë për vlerat e demokracisë, lirisë, stabilitetit, paqes në botë janë SHBA-të. Mbështetësi i madh i joni në të gjitha proceset tona, të mrekullueshme që kanë pasur shqiptarët këtë kohë, lirimi i Kosovës, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, zhvillimi i Shqipërisë, lidhen kryekëput me SHBA-të.

Pra, neve absolutisht e kemi për detyrë të ndjekim SHBA-të në problemet gjeopolitike, në problemet e sigurisë dhe këtu nuk duhet të kemi asnjë iluzion, asnjë lëkundje dhe asnjë gabim, siç bëmë për shembull në dhjetor kur ne duke miratuar dy rezoluta kundër SHBA-ve, një në konferencën islamike, ishte shumë e egër dhe një në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, edhe ajo godiste rolin e SHBA-ve ne bëmë dy gabime të mëdha fatale”, tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here