Gjysmë i shtrirë në karrige Rama ‘nxehet’ keq: Thoni pse dal në Facebook, përse për sytë e mi të bukur….

0
85

Kryeministri Rama, ka regjistruar një video të cilën e ka transmetuar në ERTV, ku shfaqet gjysmë i shtrirë në karrigen e tij në zyrë dhe nga ku i shpjegon popullit, se si ai po i shpëton nga koronavirusi.

Rama thotë se nuk i ka problem akuzat dhe mallkimet, por nuk kupton përse çuditen kritikët që ai del në Facebook dhe jep urdhëra.

Përse na informon me facebook, si mund të drejtohet shteti me facebook, ç’është ky komunizëm? A thua se i ka futur njeri me zor në këtë faqe dhe a thua se e kam këtë faqe për sytë e mi të bukur?!”, tha Rama në formë habie.

“Duhet të dalim me kokën lart para një sfide mbare botërorë. Lexoj pyetje, e mallkime e dokrraa. Fyerjet dhe akuzat personale i dija që do të më binin mua. Ju kam thënë se më bini mua, por mos luani me jetën tuaj dhe njerëzit tuaj të dashur. Ndërkohë që ne po hapemi çdo javë e më shumë, është shqetësuese kur flitet pa lidhje, deri në pikën kur duket se flitet nga hëna.

E keni me mua? S’ka asnjë problem, pra vazhdoni. Por më thoni se ku lidhen me rezultate e arritura deri këtu. Vendi me një numër më pak të vdekurish. Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të shtretërve. Vendi me numrin më të ulët të respiratorëve. Shqipëria. Si mendoni ju që shani e mallkoni pa pushim. Nuk kanë lidhje me rezultatet që kemi bërë

Pikërisht me këto masa që kemi hedhur në kohën e duhur, pa shkelur në asnjë moment në asnjë dërrasë të kalbur. Apo mendoni se COVID i ka marrë me të mirë shqiptarët se janë trima e ta japin në lule të ballit. Janë masat që kemi marrë. Falë natyrisht shumicës dërrmuese të njerëzve të këtij vendi që sytë i përdorin për të parë dhe respektojnë masat. “Jo po pse oraret kështu, jo po pse nuk dalin pensionistet.. Po pse të dalin nënat me fëmijë. Jo po pse e shtuna e mbyllur, pse e hapur”. Hyp se të vrara, zbrit se të vrava. Apo ca të tjerë, që thonë pse komunikimi me FB?! A thua se e kam këtë faqe për sytë e mi të bukur?“, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here