Nuk ishte laborator droge, por pulari, punëtorët në mbrojtje të pronarit. Kush fshihet pas kësaj?!

0
121

Nuk po ndërtonim laborator droge, por pulari”.

Kështu kanë deklaruar punëtorët që po ndërtonin një magazinë të bllokuar nga Policia pas dyshimeve se do të përdorej si laborator droge, në fshatin Mbrostar të Fierit.

Por, lidhur me gomonen 12 m të gjatë  që u bllokua po atë ditë, asnjë prej tyre nuk doli garant të thoshte në do të përdorej për transportin e pulave.

Policia e Fierit e zbuloi të mërkurën objektin në ndërtim e sipër, që dyshohej se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike dhe bashkë me të, sekuestroi edhe mjetin lundrues me gjatësi 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, u mësua se në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, po ndërtohej një laborator i dyshuar për përpunimin e bimëve narkotike.

Magazina kishte një sipërfaqe prej 480 metra katrorë dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katrorë. Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here