“The Times”: Bandat shqiptare kanë rritur kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës…

0
94

Gangsterët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 për qind në tre vitet e fundit, duke ushqyer rritje të krimit të dhunshëm, shkruan prestigjiozja britanike “Times”.

Në diskutimet e gjera për shpërthimin e dhunës në qytetet britanike, gazeta shkruan se “dhuna e bandave është përhapur gjithnjë e më shumë nga një qytet në tjetrin përfshirë ato bregdetare dhe fshatrat ruralë, në përputhje me rritjen e mprehtë të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine”.

Nga të dhënat e siguruara nga “The Times” thuhet se bandat shqiptare kanë rritur kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës.

Një rritje e sulmeve me thikë, e të shtënave me armë dhe krimit të dhunshëm, kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë 3 vjeçare.

Qeveria e Britanisë së Madhe thotë se pastërtia e kokainës që po sillet në vend, është një nga arsyet e rritjes së dhunës.

Një tabelë liston më shumë se 4,600 bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar që veprojnë në Britani sot – të kompletuar me kombësitë e tyre.

Ajo zbulon që shqiptarët lanë pas rumunët për herë të parë në vitin 2017, por grupet kriminale britanike të tregtisë së kokainës, mbeten më të përparuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here