Presidenti Meta, në Festën e Kolonjës

0
212

Kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë pjesë sot në festën e Kolonjës, në zonën e Kurveleshit, në Qarkun Gjirokastër. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shkruan se kjo festë përkujton figurën e një patrioti të shquar, Baba Fetahut.

“Sot pata kënaqësinë të merrja pjesë në festën tradicionale të Kolonjës në Kurvelesh, që çdo 10 maj përkujton e nderon figurën e Baba Fetahut, patriotit e udhëheqësit të shquar fetar, i cili frymëzoi besimtarët e të gjithë kolonjarët, me dashurinë për atdheun, lirinë dhe me besimin te Zoti.

Në vlerësim të veprimtarisë patriotike për përhapjen e gjuhës e kulturës shqipe, si dhe në organizimin e luftës kundër pushtuesve të vendit, pata privilegjin të vlerësoja sot këtë personalitet me titullin “Naim Frashëri”. Nder dhe lavdi dëshmorëve të Kolonjës, të Kurveleshit, të Labërisë dhe të gjithë Shqipërisë! I përgëzoj që kanë ruajtur e mbajtur gjallë me kaq dashuri e pasion traditat e të parëve të tyrë fisnikë!”,-shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here