Ndërpritet seanca për herë të katërt. Ja kur do të rinis…

0
104

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka ndërprerë për herë të katërt sot, seancën parlamentare, pas sulmit me vezë ndaj Kryeministrit. Ruçi ka kërkuar me ngulm që të dalë nga salla Endri Hasa, deputeti i PD që u përjashtua dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit sepse goditi Ramën me vezë.

Endri Hasa nuk ka pranuar të dalë i mbështetur nga kolegët e tij të PD-së, që janë ngritur në këmbë dhe i kanë bërë thirrje Ruçit të hiqte dorë nga ai vendim absurd përjashtimi.

Ruçi, duke parë reagimin e sallës por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, që u ngrit dhe po i drejtohej foltores, e ndau mendjen ta ndërpriste seancën për herë të katërt dhe të vendoste që ajo të riniste në orën 16:00, pasdite.

Kujtojmë semijëra protestues, studentë, ndodhen para parlamentit në këto momente me thirrje të fuqishme duke pritur që t’i jepet zgjidhje kërkesave të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here