Shkarkimi i Hadarmatajt, VASILI: Prokurorja e përgjithshme tashmë gjymtyrë e krimit qeveritar

0
156

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar në facebook pas shkarkimit të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj nga Arta Marku. Vasili shkruan se Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare.

POSTIMI I PLOTË:

Prokurorja e pergjithshme tashme gjymtyre e krimit qeveritar.

Prokurorja e pergjithshme shkallmon kryq e themel integritetin dhe paanesine e organit te akuzes duke e vene ate ne preherin e trafikanteve qeveritare.
Shqiperia nuk ka me prokurore te pergjithshme dhe reforma ne drejtesi eshte shnderruar ne nje antireforme rrenuese te besimit te qytetareve.
Veprimet e prokurores kamikadze perbejne sot shkelje te tmerrshme te ligjit me pasoje tronditjen e rende te sigurise publike dhe krijimit te nje prokurorie telekomanden e te ciles e ka ne dore krimi i organizuar dhe trafikantet.
Ne vend qe te coje perpara drejtesise trafikantet e qeverise dhe pergjegjesit e sabotimit te zbulimit te rrjetit te trafikut te 613 kg kokaine, prokurorja shkarkon prokuroret e afte dhe vendos qellimisht prokurore medioker dhe me rekorde negative qe trafikanteve t’jua bejne fushe me lule hetimin dhe kriminelet e trafikantet t’ja hedhin drejtesise pa ju hyre nje gjemb ne kembe.
Ky organ akuze eshte vene haptas kundra popullit dhe eshte bere njesh me armiqte e tij trafikantet dhe kriminelet.
Por duhet ta dine mire keta uzurpatore te prokurorise se POPULLI NUK FAL dhe gjykimit te tij nuk do t’i shpetojne dot kurre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here